Një person ka mbetur i plagosur gjatë një sherri të ndodhur ditën e sotme në një plazh privat në lagjen numër 1 në qytetin e Sarandës.
Mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar tre herë me thikë në krah dhe gjoks shtetasin Berti Tahiraj, 40-vjeç nga Vlora.
Tahiraj është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit, i cili degjeneroi deri në përdorimin e thikës./ Opinion.al E.Xh.