Një sherr me pasojë plagosjen ka ndodhur në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Beltojë, ku si pasojë është plagosur me armë 21 vjecari Edmir Nilaj.
Policia e Shkodrës njofton se plagosja ka ndodhur sot rreth orës 03:35. Sipas bluve, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në një lokal në afërsi të fshatit Beltojë, është një person i plagosur.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendgjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.