Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Laprakë. Mësohet se 4 persona janë plagosur me armë zjarri si pasojë e një sherri. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:
Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.
Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jshtë rrezikut për jetën.
Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.