Kronikë

Sherr në një lokal në Elbasan, plagoset me sende të forta 57-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:25 - 02/10/21 |
Opi Nion

Një 57-vjeçar është plagosur me sende të forta gjatë një konflikti në një lokal në Elbasan. I plagosuri është identifikuar me inicialet G.K., ndërsa autori është 53-vjeçari E.LL.

Bëhet me dije se 57-vjeçari është goditur me sende të forta është rrëzuar sipër një tavoline ku ka pësuar edhe dëmtime. Sipas autoriteteve sherri ka nisur për motive të dobëta. Ndërkohë, Policia vijon punën për kapjen e autorit, pasi është larguar menjëherë pas konfliktit.

Më datë 02.10.2021, rreth orës 18:35, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan,  në ambientet e një lokali, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.Ll., 53 vjeç,  ka goditur me sende të forta shtetasin G.K., rreth 57 vjeç,  banues në Elbasan, i cili është rrëzuar dhe është dëmtuar tek një travolinë e lokalit”, thotë policia./ Opinion.al

Pas