Një sherr ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë. Sipas raportimeve mësohet se 7 persona janë konfliktuar në një bilardo në rrugën ‘Myslum Keta’.
Sipas dëshmitarëve, nuk dihet pse janë konfliktuar 7 personat, por mësohet se njëri prej tyre ka mbetur i shtrirë në tokë, ndërsa dëgjohen edhe zëra që thonë se ka vdekur, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe të konfirmuar.