Dy persona, babë e bir kanë qëlluar me grushte punonjësit e policisë në Mallakastër.
Përmes një njoftimi policia bën me dije se Besnik Malkaj 56-vjeç në bashkëpunim me djalin e tij F. M., 27 vjeç, janë konfliktuar me efektivët e policisë pasi këta të fundit kanë shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.
56-vjeçari, Besnik Malkaj, është arrestuar në flagrancë, ndërsa është shpallur në kërkim i biri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së”, njofton policia./Opinion.al