Një situatë e pakëndshme e shkaktuar si pasojë e trafikut të shumtë ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin e Lezhës, në rrugën që të çon në plazhin e Tales. Si pasojë e trafikut të rënduar, disa djem të rinj, të cilët dyshohen se janë nga Laçi, gati sa nuk janë përplasur me një automjet gri, në të cilin udhëtonin disa familjarë.
Siç thotë raportuesi pranë JOQ.al, i cili ka qenë vetë në vendngjarje, gjithçka është shkaktuar pasi djemtë kanë dashur të parakalojnë vargun e gjatë të automjeteve dhe si pasojë janë përplasur me automjetin e familjarëve. Ata ishin rreth 6-7 të rinj, të cilët dolën të revoltuar nga automjetet dhe iu hakërryen burrave e grave që udhëtonin me mjetin ngjyrë gri. Një sherr i madh ka plasur deri sa ka mbërritur policia, ndërsa djemtë, duke qenë të shumtë në numër, shanin me zë të lartë dhe dhunonin meshkujt në automjetin tjetër, edhe pse e dinin që ata shoqëroheshin nga familjet e tyre.
“Sot ne Lezhe tek kryqezimi tek ura qe futesh per ne plazhin e Tales, ndodhi dicka e pershtir nga ana morale. Keto qunat ” e fort ” mbi 6-7 veta, u futen ne parakalim pasi ishte shum trafik i madh, dhe per pak sa nuk goditen makinen Gri ku ishte nje familje! Mir qe u futen gabimisht por dolen nga makina duke shajt personin e makines gri me fjalet me ordinere! Mbi 6-7 vete goditen personin ne fjale dhe e ofendonin ne sy te gruas femijeve, madje dhe shtynin keto femrat e duke i ofenduar me fjalet me ordinere. Por ky sherr vazhdoi mbi 20 min dhe vuajtjet e familjareve qe po abuzoheshin nga ana 7 “te forteve ” kunder 5 femrave dhe 3 burra pasi ishin 2 familje ne 2 makina te ndryshme, vijonin. Ata ishin mbi 7 meshkuj me dy makina. Mbi 10 minuta kane goditur familjaret duke qene edhe policia prezente. Njera nga gocat familjare po i kerkonte ndihme policit dhe ai iu pergjigj: 2 veta jemi nuk kemi çfare te bejme. Grate e familjareve qanin sepse keta ” 6-7 te fortet e Laçit” po godisnin keta nga Fushe-Kruja dhe i ofendonin me fjalet me ordinere ne sy te familjarve! Ndodhi ate qe pritem per 30 min, erdhi FSHN me 2 fugona dhe i futi ne fugona “te fortet e Laçit”, madje duke i torturu por keto prape benin si te forte duke tentuar te dilin nga fugoni edhe pse ishin mbi 20 polic aty! Nuk e di cfare ka ndodh me familjaret e dhunuar, por ata nuk kane asnje faj. Zoti i denofte keta plehra qe bejne si te forte kur tjetri eshte me familjare dhe kur jane vetem 3 burra kunder 7″, – thotë qytetari që ka parë vetë gjithçka.