Kronikë

Sherr në Korçë/30-vjeçari godet me qytën e pistoletës në kokë të riun, arrestohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:23 - 18/04/22 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka kanosur dhe ka goditur me qytën e pistoletës një 29-vjeçar me inicialet B. H.

Sipas policisë ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Dvoran, Korçë ku pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi me inicialet A.M, ka kërcënuar me armë 29-vjeçarin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Njoftimi i policisë:

Korçë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë.

Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pas