Kronikë

Sherr në Kamzë/ Dy persona në spital, dy të tjerë në komisariat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 21/05/22 |
Opi Nion

Ditën e djeshme ka ndodhur një sherr mes grupeve të adoleshentëve në Kamzë duke bërë që dy prej tyre të mbesin të lënduar duke përfunduar në spital.

Policia bën me dije se dy të rinjtë, janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy 16-vjeçare të tjerë kanë përfunduar në prangat e policië.

Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobta sipas bluve të Kamzës dhe gjatë goditjeve kanë përdorur edhe sende të forta duke u shkaktuar dëmtime personave me të cilët u konfliktuan.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. Gj., 16 vjeç dhe Z. A., 16 vjeç, të dy banues në Kamzë. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin E. C., 18 vjeç dhe një shtetas tjetër 16 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Pas