Kronikë

Sherr në Itali/ Nigeriani kafshon dhe gëlltit gishtin e shqiptarit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:00 - 09/06/22 |
Opi Nion

Një përleshje e dhunshme mes shqiptarëve dhe nigerianëve është regjistruar në një plazh të Riminit në Itali. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta lokale Corriere di Romagna, për të cilën policia thotë se ka arrestuar tre të rinj.

Pjesëmarrësit në përleshje ndoqën njëri-tjetrin mes shezlongëve dhe u rrahën me çadra pranë Bagno 70 në Rimini. Ndërkohë mediat italiane bëjnë të ditur se një 25-vjeçar nigerian kafshoi një pjesë të gishtit të një shqiptari dhe e hëngri.

Rojet e plazhit ndërhynë për të shuar sherrin dhe në atë moment doli në pah një detaj i frikshëm. Një prej afrikaneve me fytyrën plot gjak, buzëqeshte teksa përtypte gishtin e shqiptarit.

Arsyet që degraduan në dhunë ende nuk janë sqaruar, por dëshmia e shqiptarit të traumatizuar, tregon se gjithçka filloi sepse disa vajza që shoqëronin shqiptarët në plazh, rreth orës 3 të mëngjesit, nuk treguan interes ndaj ngacmimeve të afrikaneve që ndodheshin aty.

Të gjithë protagonistët, përfshirë edhe të dëmtuarit, do të dalin para gjyqtarit për seancën e masës së sigurisë. Dy shqiptarët i kanë besuar avokatëve Paola Zavatta dhe Umberto De Gregorio mbrojtjen e tyre./Opinion.al

Pas