Sherri mes djemve në Big Brother gjatë javës u ka sjellë atyre një dënim të rëndë të komunikuar nga Arbana.
“BB ka vendosur të marrë disa masa. Ju nuk keni patur një debat. Keni ngritur zërin më shumë seç duhet. Keni përdorur fjalor të papërshtatshëm në rregulloren e BB. Keni kërcënuar njëri-tjetrin. Keni fyer publikun që ju ndjek, ndaj me partnerët tuaj dilni në televotim. Nuk keni të drejtë nominimi. Jeni të ndëshkuar nga BB, por nuk do të jetë ai ndëshkimi i fundit. Të qëruarit qepë dhe patate, nuk mjafton. Këtë javë gjysmë të buxhetit”, – tha prezantuesja e spektaklit.
Të përfshirë në këtë debat janë Damiano, Olsi dhe Ervini. Situata ka degraduar teksa Olsi ka hipur me këmbë mbi tavolinë dhe në përfundim, të tre i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit në dhomën e rrëfimit.