Kronikë

Sherr mes të rinjve, plagosen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 31/03/21 |
Opi Nion

Dy persona janë plagosur me sende të forta pasditen e sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë pas një konflikti mes disa të rinjve.

Bëhet me dije se të plagosurit, po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar të rinjtë për përfshirë në konflikt.

Njoftimi i policisë

Me datë 31.03.2021, rreth orës 17:40, në Kinostudio, si pasojë e konflikti të çastit, mes katër shtetas të mitur 13 vjecarë, janë lënduar, dyshohet me mjete rrethanore e të mprehta 2 shtetas të moshës 13 vjeçare, të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ Opinion.al

Pas