Një sherr për motive partiake ka ndodhur ditën e djeshme në Dibër. Mësohet se A.Sh. 46 vjeç është konfliktuar me një 22-vjeçar për motive partiake.
Shtetasi A.Sh, në bashkëpunim me persona të pa njohur, i kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Hotesh, dhe pas një debati i kanë dëmtuar me gurë automjetitn tip “Benz”, në pronësi të tij.
Shtetasi A.(B).Sh, pas këtij konflikti është larguar, por është kapur pak orë më vonë nga shërbimet e Policisë.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim dhe konsultë të plotë me Prokurorinë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.(B).Sh, 46 vjeç, banues në njësinë Administrative Luzni-Dibër. (Vepra penale “Shkatërrim i pronës me dashje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 150, 25 të Kodit Penal).
Bazuar në deklarimet e shtetasit B.M, dyshohet që shkaku i konfliktit ka ndodhur për motive politike.
Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Dibrës në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.