Kronikë

Sherr mes dy personave në Durrës, i riu plagos 50-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:08 - 18/01/22 |
Opi Nion

Një sherr për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Policia bën me dije se është plagosur 50-vjeçari me inicialet A.K., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Ndërkohë policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga autorin.

“Sipas policisë rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.

Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e F. V, në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas