Një sherr për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka degraduar deri në përdorimin e thikës. Policia bën me dije se është plagosur 50-vjeçari me inicialet A.K., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve. Ndërkohë policia ka ndërhyrë dhe ka vënë në pranga autorin.
“Sipas policisë rreth orës 16:00, në lagjen nr. 1, Durrës, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, F. V., 36 vjeç, ka plagosur me thikë, A. K., 50 vjeç, banues në Durres, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekeve.
Ndërhyrja e menjëhershëm e Policisë bëri të mundur kapjen e F. V, në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.