Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një konflikti të ndodhur sot rreth orës 21:05, në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Policia bën me dije se Shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.
Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.