Kronikë

Sherr me thika pasi pinë alkool, 2 vëllezër vrasin 29-vjeçarin në Dibër


               Publikuar në : 10:00 - 17/09/19 |
xhu lia

Një 29 vjeçar humbi jetën në spital tri orë pasi u sulmua me levë në një lokal në Sllatinë të Dibrës. Nuk ka vonuar dhe policia për këtë ngjarje arrestoi tre persona, vëllain e viktimës Qazim Plaku, dhe dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrtezan Hysa që dyshohet se vranë 29-vjeçarin, Dukagjin Plaku.

Të gjithë personat kanë qenë duke pirë alkool në një lokal të fshatit. Në debat e sipër u përfshinë në sherr mes tyre.

I pari që ka qëlluar  ka qenë vëllai i viktimës. Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtarë, 24-vjeçarin Myrteza Hysa.

Në këtë moment ata janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29-vjeçarin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./ Opinion.al

Pas