Dy persona kanë mbetur të plagosur me thika në Berat. Sipas uniformave blu, dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin dy shtetas janë goditur me thikë.
Mësohet se janë paraqitur në Spitalin e Beratit shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 12:15, janë paraqitur për mjekim në Spitalin Rajonal Berat shtetasit A.Gj., 45 vjeç dhe E.K., 37 vjeç, të cilët dyshohet se gjatë një konflikti me njëri-tjetrin janë goditur me mjet prerës (thikë).
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al