Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”.
Mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëmoshatarin e tij, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, policia ka shoqërua në Komisariat autorin e dyshuar të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:40, në rrugën “Butrinti”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një 17-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) një tjetër 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, autori i dyshuar është kapur dhe është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.