Një sherr me thika ka ndodhur këtë pasdite në Kamzë mes disa adoleshentëve .
Sipas njoftimit zyrtar të policisë nga konflikt i çastit kanë mbetur të plagosur dy të rinjtë 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë mësohet se është bërë shoqërimi i një tjetër të mituri R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.