Një i ri mbeti i plagosur pasi u godit me thikë nga bashkë-moshatari i tij. Policia tha se ka shpallur në kërkim J.B. 19 vjeç, banues në Durrës. Ai akuzohet se ka goditur me thikë D.S. 19 vjeç, po me banim në Durrës. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:30 në lagjen Nr.18.
19-vjeçari i plagosur ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se i referoi materialet procedurale në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.