Aktualitet

Sherr me shkopinj e sende të forta mes dy grupeve shqiptare në Itali, plagosen dy gra



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:22 - 18/10/22 |
Opi Nion

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve shqiptare ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30 në Vittorio Veneto të Italisë.

Mediat e huaja shkruajnë se dy grupet u përplasën me shkopinj bejsbolli, sfurk dhe sende të tjera të forta. Pas sherrit disa prej tyre u larguan me një makinë por gjatë përpjekjes për tu arratisur rrugës goditën një automjet tjetër duke lënë të plagosura dy gra.

Më pas makina është ndaluar nga policia italiane.

Mediat e huaja raportojnë se nga sherri mes dy grupeve mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve 2 vëllezër. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën mbikëqyerjen e karabinierëve.

Ndërkohë, bëhet me dije se autoritetet italiane gjatë gjithë natës mblodhën dëshmi për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në ngjarje./Opinion.al

 

Pas