Një sherr me sende të forta është regjistruar mes tre personave në Sarandë. Polcia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë për motive të dobëta. F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.
Si pasojë e sherrit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr.4, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit F. K., 53 vjeç dhe P. A., 26 vjeç, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me shtetasin S. D., 53 vjeç.
Si pasojë e konfliktit shtetasit F. K, dhe S. D, ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë shtetasi P. A, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.