Politikë

Sherr me Nikollën, Noka ngrihet në këmbë: Je kukull apo drejtuese seance?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:35 - 16/06/22 |
Opi Nion

Është shoqëruar me debate seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Pas debateve të kryeministrit Edi Rama me deputeten demokrate, Jorida Tabaku edhe deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla pasi kërkoi fjalën pas kryeministrit Edi Rama.

Rama gjatë fjalës së tij në formë batute iu referua flamurit simbol të partisë, ndërsa Noka ndërhyri duke marrë fjalën për procedurë.

Megjithatë, situata u tensionua pasi kryeparlamentarja i fiku mikrofonin Nokës me argumentin se fjalën e mori për procedurë, por po bënte komente në vend të saj.

Pjesë nga debati

Nikolla:Komentet nuk janë procedurë.

Noka: “Je drejtuese seance apo kukull qe të kanë vendosur aty?”

Nikolla: “Unë nuk jam kukull. Jam kryetare dhe kam detyrim të respektoj rregulloren, nuk më drejton njeri…Ato komente bëja ndonjë shoqes tuaj.

 

 

Pas