Aktualitet

Sherr me dy vëllezërit për një kanal, 50-vjeçari u vra në sy të vajzës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:34 - 13/04/21 |
Opi Nion

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Dibër, ku një konflikt mes tre personave përfundoi me vdekjen 50-vjeçarit, Xhetan Konesha, dalin detaje të reja.

Dy vëllezërit Muhamet e Altin Mera, 30 e 42 vjeç, zbrazën një karikator të tërë ndaj Xhetan Koneshës duke e lënë të vdekur. 50-vjeçari ka mbërritur i vdekur në spital.

Ndërkohë sipas dëshmive të bashkëfshatarëve e pranishme në momentin që ndodhi krimi ka qenë edhe vajza 18-vjeçare e viktimës, e cila sapo do të ikte bashkë me babain e saj me furgon drejt qytetit.

Sipas news 24 dëshmitar i ngjarjes u bë edhe një djalë i ri, i cili madje ishte kërcënuar. “Do të vrasim edhe ty”, mësohet t’i kenë thënë dy vëllezërit bashkëfshatarit të tyre. Po ashtu, banorët bëjnë me dije mes viktimës dhe dy vëllezërve ka pasur konflikte të hershme, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit.

Mësohet se ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës. Po ashtu bëhet e ditur se viktima dhe dy vëllezërit kishin lidhje miqësore mes tyre, ndërsa kishin shtëpitë vetëm 200 metra larg.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Luzni të Dibrës. Policia ka vënë në pranga njërin nga vëllezërit, 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Ndërkohë vijon ndjekja dhe krehja e zonës për kapjen e 42 vjeçarit Altin Mera, i cili pas ngjarjes është larguar në pyll./Opinion.al

Pas