Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Kavajë ku si pasojë e një sherri me armë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Burime policore bëjnë me dije se dy persona janë konfliktuar në banesën e një gruaje. Rreth 1:45 viktima shkoi në banesën e ish të dashurës së tij por aty në atë moment ndodhej i dashuri i saj, një polic burgjesh.
Mësohet se dy burrat u konfliktuan dhe qëlluan me armë ndaj njëri – tjetrit.
Nga të shtënat mbeti i vdekur ish i dashuri i gruas dhe u plagos polici i burgjeve.Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Identiteti i viktimës dhe të plagosurit ende nuk dihet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor për të mbledhur prova dhe për të kryer veprime hetimore. /Opinion.al