Shtatëmbëdhjetë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi i mbrëmshëm me armë zjarri që ndodhi në një lokal në qendër të Prishtinës.
Mësohet se shtatë prej tyre janë plagosur me armë zjarri, ndërsa 10 të tjerë kanë marrë lëndime nga armë të ftohta.
Policia e Kosovës ka deklaruar se paku dy të dyshuar janë identifikuar si autorë në këtë ngjarje dhe po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë.
Ndërkohë të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Krejt i kemi 17 të lënduar. 7 janë me armë zjarri kurse 10 janë me lëndime të tjera, me xhama ose mjete të tjera.Të gjithë janë në gjendje stabile, ndërsa njëri është në sallë të operacioni dhe është në rrezik për jetë”, ka deklaruar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla për mediat kosovare.