Një sherr masiv ka ndodhur midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve.
Sherri ka nisur me të shara dhe ka degraduar në përplasje me grushte dhe me shkelma.
Nga të dhënat e para mësohet se disa persona janë shoqëruar në polici.
Nuk dihet motivi, por dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave.