Një sherr masiv në familje ka ndodhur në Kamëz. Policia tha se është arrestuar Krenar L. pasi në rrugën e “Arbërit” ka kanosur me armë gjahu kunatën e tij A. H. 34 vjeç dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij F. L. 44 vjeç.
Ndërsa gruaja e Krenarit, N. L. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunetërve të saj, F. L. dhe A. H.
Krenar L., iu bllokua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, tip “Shotgan”, të cilën e ka me leje, ndërsa xhaxhait të tij G. L., iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 94 copë fishek, kalibër 7.62 mm.
A. H., iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.