Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr i përgjakshëm për këngëtaren, kush janë personat e përfshirë në krim

2018/10/05 at 12:16 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr i përgjakshëm për këngëtaren, kush janë personat e përfshirë në krim

Dy grupe janë përplasur mbrëmë në lokalin e VIP-ave në Bllok. Dëshmitarët (kliente e personel) thonë se lokali u kthye në kasaphanë me gjurmë gjaku e sende të thyera. Policia ka zbardhur ngjarjen, duke arrestuar dy persona, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Nga përplasja e armatosur mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, 28 vjeç truproja e Elvis Martinajt. Ky i fundit është një emër i njohur për organet e drejtësisë. I plagosur mbeti vetë Martinaj dhe miku i tij, Eljon Hato, 28 vjeç (në gjendje të rëndë). Dy grupet kanë shkrepur 11 plumba nga 2-3 armë të ndryshme. Në vendin e ngjarjes u sekuestruar 10 mijë euro, pistoletë “Glock”, 2 makina, celularë, etj.


Në kërkim janë shpallur:

Ervin Mata 31 vjeç
Fabio Allushi 42 vjeç
Mevjol Bilo 41 vjeç

Televizionet informative “Report Tv” dhe “News 24” raportojnë se “sherri ka nisur për këngëtaren e njohur Elvana Gjata, që ishte në shoqërinë e të dashurit, Ervin Mata në lokal. Nga ky moment situata përshkallëzohet dhe dy grupet që ndodheshin në lokal konfliktohen fillimisht fizikisht dhe më pas përdorin edhe armët e zjarrit. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin që ekzekutoi me plumb në kokë Gaxhën dhe plagosi tre të tjerë, por nuk bën të ditur emrin e tij për arsye hetimore”.

Martinaj ndodhet në një spital privat në Tiranë pasi ka marrë një plumb prapa qafe, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa i miku i tij, i plagosur rëndë ndodhet në Spitalin i Traumës.

Çfarë tha Policia:

Grupi i posaçëm hetimor i përbërë nga Specialistë të Taks Forcës Qëndrore, Specialistë të Policisë së Shtetit, Specialistë të Hetimit të Krimeve ndaj jetës dhe pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e një grupi Prokurorësh të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë
– Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

– E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë
– F. A., 42 vjeç, banues në Tiranë
– M. B., 41 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ibrahim Rugova”, janë konfliktuar në ambientet e brendshme të një lokali duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit, ku si pasojë e të shtënave mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, të parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278 të Kodit Penal.



Ju sugjerojmë

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone
Aktualitet

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

27 Qershor, 2025 9:31 am
Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

27 Qershor, 2025 9:24 am
Regjistrohen dy lëkundje tërmeti në Shqipëri
Aktualitet

Lëkundje të forta tërmeti, ja ku ishte epiqendra

27 Qershor, 2025 9:11 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Fushë-Krujë, shpërthim me lëndë plasëse pranë një biznesi/Detajet e para nga ngjarja

27 Qershor, 2025 8:44 am
Parashikimi i motit, 27 korrik 2023
Aktualitet

Ditë me diell me temperatura deri në 38 gradë Celsius! Parashikimi i motit sot

27 Qershor, 2025 8:30 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 27 qershor 2025

27 Qershor, 2025 8:16 am
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Para
Shenjat më besnike dhe fantastike e Horoskopit

Mëkatet që bëjnë secila nga shenjat e horoskopit

Nënat e Oriola Marashit dhe Viola Spiros në sherr virtual, ja shkaku

“Babale” Salianji: Depozitova prova të tjera, nuk besoj te Prokuroria

"Babale" Salianji: Depozitova prova të tjera, nuk besoj te Prokuroria
















TE FUNDIT

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone

Presidenti Begaj vizitë në Universitetin e Kalabrisë,pritet nga rektori Nicola Leone
27 Qershor, 2025

Bajram Begaj, Presidenti i Republikës vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe...

Lexo më shumë

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha/ Shumë prej tyre, me origjinë emigrantësh
27 Qershor, 2025

Në vitin 2024, 26% e fëmijëve në Gjermani jetonin në familje me të paktën tre fëmijë. Sipas Zyrës Federale të...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj

Gjykata e Lartë rrezon rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj
27 Qershor, 2025

Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin e bërë nga Ajola Xoxa dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Ato kërkonin heqjen...

Lexo më shumë

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë
27 Qershor, 2025

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com