Historia e divorcit të Juela Meçanit me bashkëshortin e saj, e ndodhur në shkurt të viti 2012, duket se nuk ka fund, për nga problematikat që e shoqëruan dhe kohëzgjatjen nëpër dyer gjykatash, me padi nga të dyja palët.
“Panorama Plus” shkruan se kohët e fundit kemi një kallëzim të ri, kësaj here nga ana e Haxhirajt.
“Dritan Haxhiraj ka bërë një denoncim në Komisariatin nr. 2 të Policisë, më datë 19.10.2016. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë”- shkruan “Panorama”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Juela Meçani, 41 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Kjo pasi dyshohet se në prill të vitit 2015, me vetëgjyqësi, Meçani i ka marrë orenditë shtëpiake ish-bashkëshortit Dritan Haxhiraj, 42 vjeç”- shkruan gazeta.