Në përditësimin e të dhënave për situatën e COVID-19 në Shqipëri, specialistja e ISHP Marjeta Dervishi bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 20 pacientë të tjerë.
Ndër të tjera ajo tha gjithashtu se një paciente shtatzënë e cila ishte infektuar nga virusi tashmë e kishe kaluar sëmundjen.
“Momentalisht nuk kemi gra shtatzëna të konfirmuara, kemi pasur një rast, por që tani paraqitet e shëruar,” tha Dervishi.
Ndërkohë me personelin mjekësor të prekur deri më tani me Covid 19, Dervishi është shprehur se janë 48 mjekë dhe infermierë të konfirmuar me koronavirus, por fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetsore.
Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.
Në Shqipëri deri më tani kemi 446 raste të konfirmuar me Covid 19 mes të cilëve 217 fatmirësisht e kanë fituar këtë betejë. /Opinion.al