Çifti kinez që ishin shtruar në spitalin Spallanzani të Romës pasi ishin prekur nga koronavirusi, janë shëruar.
Ata ishin rastet e para të konstatuara me koronavirus në Itali por nga dita e sotme rezultojnë negativë pas trajtimit në spital.
Lajmin e bëri të ditur këshilltari shëndetësor rajonal Alessio D’Amato i cili tha:
“Gruaja kineze e cila ishte, së bashku me burrin e saj, rasti i parë në Itali është negativ për COVID-19. Këtë mëngjes gjatë një vizite në spital pashë se edhe burri i saj që është në gjendje të shkëlqyeshme.”
“Dje, për herë të parë, testet për koronavirusin e ri ishin negative“, shpjegon buletini mjekësor të Spallanzani.
Deri tani numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali është 374 persona dhe 12 viktima kryesisht të moshave mbi 70 vjeç dhe që vuanin më parë nga simptoma kronike. /Opinion.al