Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shërbimet sekrete të Kievit zbulojnë planin e Putin për pushtimin e Donbasit

2023/02/03 at 3:21 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shërbimet sekrete të Kievit zbulojnë planin e Putin për pushtimin e Donbasit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë urdhër të kontrollohet i gjithë Donbasi, brenda muajit mars të këtij viti. Ai gjithashtu i ka dhënë gjeneralit Valerij Gerasimov, kreut të ushtrisë ruse prej disa javësh përgjegjësi në luftën në Ukrainë,  e cila është cilësuar zyrtarisht nga Moska  si “operacion special”.

Urdhrin e Putin e ka zbardhur dje Andriy Chernyak, një nga drejtuesit e Shërbimeve Sekrete Ushtarake (GUR) të Ukrainës, duke shtuar se trupat e Moskës kanë filluar të mblidhen në zona të ndryshme të Ukrainës që kanë nën kontroll.

Sinjalet për një ofensivë të dytë të Rusisë në Ukrainë janë gjithmonë e më të qarta. Vrojtimet e ekspertëve nga terreni dhe satelitët tregojnë për lëvizje të shumta brenda dhe jashtë kufijve ukrainas, dhe një sulm domethënës sipas analizave të amerikanes Institute of War mund të ndodhë brenda një muaji, por jo në frontin me aktiv deri me tani, atë të Bakhmutit, por nga zona ndërmjet qyteteve Kreminna dhe Svatove, në rajonin e Luhanskut.

Strategjikisht një sulm i tillë, në rast suksesi, mund të çojë në rikthimin nën kontrollin rus të qyteteve strategjike si Lyman dhe Izium, duke i dhënë një goditje përfundimtare shpresave ukrainase për të mbajtur qytete si Sloviansk dhe Kramatorsk, dhe si pasojë pengesat e fundit për pushtimin e të gjithë Donabasit, objektivit minimal të Moskës për të shpallur një fitore të “operacionit”  të tyre.

Sinjalet përgatitëse janë të qarta. Autoritete proruse që kontrollojnë zonat e pushtuara kanë njoftuar se kompania e vetme e telekomunikacioneve do të pezullojë shërbimet e telekomunikacionit civil, pra edhe internetit, duke filluar nga 11 shkurti, pikërisht në rajonin e Luhanskut.

Thënë kjo, analistët perëndimorë janë tejet skeptikë mbi shanset që një valë sulmesh e re do të mund të ndryshojë së tepërmi ekuilibrat në lindje të vendit dhe se forcat ruse janë ende të pamjaftueshme për të kontrolluar mbi 11 mijë kilometra katrorë të Luhanskut dhe Donjetskut që ende janë nën kontrollin e Kievit.

Rusia, sipas tyre, po detyrohet të sulmojë para se të mbërrijnë mjetet ushtarake të premtuara nga Perëndimi, por moti që në atë zonë ka qenë gjithmonë vendimtar në çdo luftë, nuk duket se favorizon ambiciet e Moskës.

Një sulm në fundin e shkurtit, në përvjetorin e fillimit  të operacionit, ose në mars, do të përkonte me pikun e operacioneve gjatë muajit prill, atëherë ku dëbora i lë vendin shirave dhe  baltës që edhe vitin e kaluar ka qenë aleati më i mirë i Ukrainës.

Praktikisht, edhe territoret që mund të pushtohen përkohësisht nga rusët do të mund të rimerreshin në pranverën e vonë nga një kundërsulm i Kievit, të përforcuar nga furnizimet perëndimore./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt
-U tha në Opinion

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt

23 Mars, 2023 10:21 pm
Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney
Sport

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney

23 Mars, 2023 10:18 pm
Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
-U tha në Opinion

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

23 Mars, 2023 9:59 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Life Style

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

23 Mars, 2023 9:47 pm
Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg
Kronikë

Inceneratorët, Artan Hoxha: Arben Ahmetajn e duan sa më shpejtë në burg

23 Mars, 2023 9:30 pm
Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak
Kryesore

Nga emigrimi i paligjshëm te bashkëpunimi mes universiteteve,diskutimet e Ramës dhe Sunak

23 Mars, 2023 9:17 pm
Blinken niset për në Francë për të rigjallëruar Aleancën Transatlantike
Bota

Blinken: Plani kinez i paqes nuk i jep fund agresionit rus në Ukrainë

23 Mars, 2023 8:44 pm
A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…
Politikë

A rrezikon Elbasani përplasje para zgjedhjeve lokale? Gjiknuri: Nëse opozita organizon…

23 Mars, 2023 8:39 pm
“Tregjet janë këneta”,Braçe:Luftoni abuzimin, ose me tregtarët ose me fshatarët
Politikë

Braçe: Bujqve t’u paguhen pagesat e vonuara nga grumbulluesit

23 Mars, 2023 8:32 pm
Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë
Bota

Sllovakia i dorëzon Ukrainës avionë luftarakë

23 Mars, 2023 8:29 pm
Para
Porsche del në treg me çmim të gabuar

Porsche del në treg me çmim të gabuar

Pentagoni: Një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi SHBA

Balon spiunazhi? Kina i kërkon ndjesë SHBA: Është objekt për qëllime meterologjike

Ndërron jetë stilisti i njohur Paco Rabanne

Ndërron jetë stilisti i njohur Paco Rabanne








TE FUNDIT

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt

Lala tregon çfarë u gjet në shtëpinë e partneres së Ahmetajt
23 Mars, 2023

Gazetarja Klodian Lala ka folur lidhur me kontrollin e ushtruar nga përfaqësuesit BKH më  9 mars në banesën e Erjola...

Lexo më shumë

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney

Harry Kane thyen rekordin e Wayne Rooney
23 Mars, 2023

Harry Kane ka shkruar historinë në ndeshjen e Anglisë ndaj Italisë, e vlefshme për kualifikueset e Evropianit. Sulmuesi ka shënuar...

Lexo më shumë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë

Hoxha: Policia ka bërë operacion për kapjen e Klodian Zotos në Korçë
23 Mars, 2023

Në emisionin “Opinion” gazetari Artan Hoxha deklaroi policia ka bërë një operacion për arrestimin e Klodian Zotos në Korçë, por...

Lexo më shumë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
23 Mars, 2023

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, publikoi një letër me 7 faqe të martën, në të cilën ai rivlerësoi rëndësinë që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com