Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shërbimet sekrete të interesuara për serverin ku ruhen deklaratat e pasurisë së politikanëve dhe gjyqtarëve shqiptarë?

2016/12/21 at 4:53 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shokuese, Ganaj: “12 zyrtarë të lartë kanë fshehur 40 milionë euro”

Një betejë ligjore është duke u zhvilluar prej 2-3 muajsh mes Prokurorisë dhe Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive që drejtohet nga socialisti Shkëlqim Ganaj. Bëhet fjalë për serverin ku ruhen deklaratat e pasurive të gjithë politikanëve, drejtuesve të administratës, gjyqtarëve dhe prokurorëve që organi i akuzës kërkon ta sekuestrojë me argumentin se ky institucion ka shkelur ligjin pasi nuk ka denoncuar asnjë rast të konfliktit të interesit të zyrtarëve të lartë. Aktualisht çështja është në Gjykatën e Lartë, pasi prokuroria i bëri rekurs vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë dhe asaj të Apelit që u shprehën pro ILDKP-së dhe kundër Prokurorisë.

Por përtej kësaj, televizioni Top Channel thotë se për këtë gjyq janë të interesuar edhe diplomacitë e huaja madje edhe shërbimet sekrete. Nuk dihet sa e vertetë është kjo, pasi TCH u referohet burimeve konfidenciale, por gjithsesi sipas tij, ka frikë se ndërhyrja e Gjykatës së Lartë mund të çojë në deformimin e të dhënëve të ILDKP-së.

Më poshtë lajmi i transmetuar sot në TCH

Çështja e sekuestrimit të serverit të ILDKPKI-së po merr vëmendje ndërkombëtare dhe të shërbimeve sekrete.

Burime të shërbimeve sekrete, por edhe diplomatike i pohuan Top Channel-it se po ndjekin me vëmendje të shtuar dhe shqetësim këtë proces gjyqësor, i cili me gjasë mund të ketë ndikim të pakthyeshëm në procesin e Reformës në Drejtësi dhe veçanti “vetting”-un.

Këto burime të huaja u shprehën me shqetësim në kushte anonimiteti, se ILDKPKI-ja dhe të dhënat e tij do të jenë një bazë e rëndësishme për hetimin që do të kryhet në bazë të ligjit të “vetting”-ut për të gjithë sistemin e drejtësisë, por edhe një bazë për SPAK-un, njësinë e posaçme antikorrupsion që pritet të nisë punë shumë shpejt.

Si e tillë, ajo është kthyer në vëmendjen e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas të njëjtit burim të huaj diplomatik shohin me shqetësim këtë veprimtari, që mund të rrezikojë karrierën, por jo vetëm, të tyren dhe të politikanëve aktivë në vend.

Sipas të njëjtit burim, nëse çështja shkon në duar të gabuara në Gjykatën e Lartë dhe segmenteve të interesuara për këtë çështje në prokurori, frika është te manipulimet e mundshme të dëshmive që mund të shërbejnë si prova në të ardhmen, për procese të rëndësishme kundër korrupsionit.

Sipas të njëjtave burime të huaja, nëse kjo ndodh, do të bënte nul thelbin e Reformës në Drejtësi, edhe nëse të enjten ligji i “vetting”-ut kalon klasën në Gjykatën Kushtetuese. /TCH

Ju sugjerojmë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Shtohen masat e sigurisë për festat e fundvitit

Shtohen masat e sigurisë për festat e fundvitit

Këto janë fotot më të nxehta të Kim Kardashian

Këto janë fotot më të nxehta të Kim Kardashian

Analiza/ “Ndryshimi i kufijve në Ballkan garanton paqe të përhershme”

Analiza/ “Ndryshimi i kufijve në Ballkan garanton paqe të përhershme”

TE FUNDIT

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com