Kronikë

Shërbente te ferma e Asmer Bilalit, 19-vjeçari dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:03 - 19/09/22 |
Opi Nion

Dy persona të maskuar me kapuç dhe të veshur me rroba të zeza morën pjesë në atentatin ku u vra 19-vjeçari Erjon Xhenje në Shkodër.

Mësohet se i riu është djali i xhaxhait i Shkëlzen dhe Sehar Xhenje, dy emra të njohur për policinë e Shkodrës në ngjarje të mëparshme kriminale.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ka dyshime se kjo vrasje ka si motiv hakmarrjen dhe lidhet me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në Shkodër.

Vëllezërit Xhenje dhe viktima Erjon Xhenje kanë lidhje shoqërore të ngushta me shtetasin Asmer Bilali, një tjetër emër i njohur për policinë në botën e krimit. Po ashtu mësohet se 19-vjeçari i shërbente fermës dhe kuajve të këtij të fundit.

Policia po heton edhe në lidhje me vrasjen e Ismet Çekorjes, ngjarje  e ndodhur në lagjen Kiras dhe lidhjet që viktima mund të ketë pasur me vrasjen.

Policia ka dyshime të forta se Shkëlzen Xhenje është njëri prej personave të përfshirë në vrasjen e Ismet Çekores për llogari të Asmer Bilalit.

Në këtë mënyrë vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje dyshohet se ka ardhur si hakmarrje e menjëhershme pas vrasjes së Ismet Çekores.

Kjo vrasje vjen vetëm 17 ditë pas ekzekutimit të 57-vjeçarit Çekorja.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në lokalin ku ndodhi vrasja, bulevardin “Bujar Bishanaku”, rrugicën nga ku janë larguar autorët dhe zona të tjera ku mendohet se kanë lëvizur.

Pas