Një numër i madh i ekspertësh thonë se numri i njerëzve që janë të varur nga sheqeri është shumë i madh dhe ky numër mund të rritet edhe më shumë në të ardhmen.
Këta ekspertë së fundmi kanë kryer në studim te minjtë, të cilët pas konsumimit të sheqerit kanë shfaqur varësi ndaj tij.
Ata kanë manipuluar me dietën e minjve, duke përfshirë pak ose shumë sheqer. Nga veprimi i tyre është gjetur se sjellja e tyre ka qenë e ngjashme me ndikimin e drogës te njerëzit.
Gjatë këtij studimi të ekspertëve francezë, minjtë kanë zgjedhur sheqerin para kokainës – edhe pse ata kanë qenë të varur nga kokaina.
Ky studim natyrisht se nuk mund të kryhet te njerëzit, por francezët kanë përdorur skanimet e trurit për të gjetur se konsumimi i sheqerit ka ndikim të njëjtë te njerëzit.