Kapitenia e Spanjës Olga Carmona, e cila shënoi golin e fitores për vendin e saj në finalen e Kupës së Botës për femra, mësoi në përfundim të ndeshjes se babai i saj ishte ndarë nga jeta.
Carmona, 23-vjeç, shënoi golin e vetëm teksa Spanja mundi Anglinë për të fituar trofeun.
Babai i mbrojtëses së majtë të Real Madrid kishte luftuar me një sëmundje të gjatë dhe vdiq të premten, raportoi Reuters.
“E di që më ka parë sonte dhe është krenar për mua. Pusho në paqe babi”, ka shkruar Carmona në rrjetet sociale.
Carmona postoi një foto të saj duke puthur medaljen e fitores dhe ndau mesazhin.
“Dhe pa e ditur, unë kisha yllin tim para se të fillonte ndeshja. E di që më ke dhënë forcën për të arritur diçka unike.”
Ndërkaq, Federata Spanjolle e Futbollit shkroi:
“Federata Spanjolle e Futbollit me keqardhje të thellë njofton vdekjen e babait të Olga Carmona. Futbollistja mësoi lajmin e hidhur pas finales së Kupës së Botës. Ne dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta për Olgën dhe familjen e saj në një moment dhimbjeje të madhe. Ne të duam, Olga, ti je historia e futbollit spanjoll.”