Sport

Shënoi 5 gola në një ndeshje, Messi shkruan historinë me Argjentinën



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:58 - 06/06/22 |
Opi Nion

Argjentina nuk pati mëshirë në miqësoren përballë Estonisë, pasi e mundi atë 5-0. Një ndeshje e dominuar tërësisht nga “Albiceleste” bëri që ylli i skuadrës, Leo Messi, ta kishte dhe më të lehtë për të shënuar, duke tundur rrjetën 5 herë.

Dy herë në pjesën e parë dhe tre herë në fraksionin e dytë për Messin, që e ktheu ndeshjen në një shfaqje personale. Kjo është hera e parë që Messi shënon 5 gola në një ndeshje me kombëtaren.

Takimi i radhës për Argjentinën është ndaj Brazilit, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës.

Pas