Në Japoni është raportuar për viktimën e parë nga loja e famshme Pokemon Go. Policia në qytetin Tokushima, në jug të Japonisë ka arrestuar Keiji Gooh, pasi ka përplasur me makinë dy gra, pasi ishte duke luajtur Pokemon Go.
Njëra prej tyre, 73 vjeç ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjera 60 vjeç është plagosur rëndë.
Drejtuesi i automjetit, 39 vjeçari Keiji Gooh ka pranuar në polici se ishte duke luajtur Pokemon Go teksa po drejtonte makinën, raporton Kyodo News.