Ministria e Shëndetësisë njofton se një humbje jete ka ndodhur në spitalin infektiv, si pasojë e COVID19.
Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm./ Opinon.al