Një skulpturë e artistit amerikan, Jeff Koons është shitur për 91.1 milionë dollarë, duke shënuar kështu çmimin më të lartë të nje vepre arti të shitur për ndonjë artist gjatë kohës që ai jeton.
Shtëpia e ankandit, Christie në Nju Jork bëri me dije se çmimi i shitjes është rreth 20 milionë dollarë më i lartë sesa ishte planifikuar.
Skulptura ka përfunduar më 1986, titullohet “Lepuri” dhe konsiderohet një nga veprat e artit më të famshme të shekullit 20.
Ajo është krijuar me çelik dhe është 104 centimetra e lartë dhe në të shihet një lepur duke ngrënë një karrotë.
E përditshmja “The New York Times” ka raportuar se Robert E. Mnuchin, babai i Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, është personi që e ka blerë, ndërsa rekordi paraprak ishte shënuar në muajin nëntor të vitit 2018, pasi vepra e piktorit britanik, David Hockney, ishte shitur për 90.3 milionë dollarë./Opinion.al