Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e një pacienteje 64-vjecare në Spitalin Infektiv të Tiranës.
Ministria sqaron se ajo ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. Bëhet e ditur se pacientja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit.
Me vdekjen e saj, viktimat numri i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri shkon në 32.
“Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 64-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë. 64-vjeçarja që vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit, nuk arriti dot të mbijetonte, pavarësisht mjekimit intensiv dhe përpjekjeve të stafit mjekësor”, njofton Ministria./Opinion.al