Shënohet viktima e 30 nga koronavirusi në vend.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se ka humbur jetën një 52-vjeçar nga Kruja.
Ai gjendej prej 8 ditësh në gjendje të rënduar dhe i intubuar, në Spitalin Infektiv.
“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri iqytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.”, u shpreh Ministria në përditësimin e të dhënave./Opinion.al