Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një tjetër pacient me Covid-19 në Shqipëri.
Viktima ishte një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh por fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë kushteve të rënduara të shëndetit.
Kjo bën që numri total i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri të shkojë në 36.
Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare./ Opinion.al