Pasditen e sotme u luajtën ndeshjet e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Tirana-Luftëtari dhe Skënderbeu-Kukësi.
Tirana ka mposhtur Luftëtarin në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin 5-3, sfidë kjo që solli spektakël për tifozët.
Me këtë rezultat janë bardheblutë ata të cilët sigurojnë biletën e finales.
Ndërkohë, Skënderbeu nuk ka mundur dot të përmbys humbjen 2-1 të ndeshjes së parë me Kukësin.
Kuksianët arritën të fitonin dhe në transfertë me rezultatin 3-1, duke kaluar kështu në finalen e 30 majit, ku përballë tyre do të jetë Tirana./ Opinion.al E.Xh.