Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, Meta: Të ndërtojmë një Shqipëri të dhembshur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 05/09/21 |
Opi Nion

Presitenti Ilir Meta ka përkujtuar sot 5 -vjetorin e shpalljes shenjtore të Nënë Terezës.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se shembulli i saj vjen si një mesazh reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.

Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj!”, shkruan Meta./Opinion.al

Pas