Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

2025/06/09 at 9:28 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej atëherë, ata kanë ndaluar, torturuar apo detyruar që të ikin në ekzil kundërshtarë, gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut.

Tani, liderët shtetërorë de facto duket se e kanë zgjeruar shkallën e shtypjes, duke shënjestruar dijetarë të islamit dhe klerikë, të cilët i kanë kritikuar publikisht rregullat e ashpra të talibanëve, apo pse kanë ngritur zërin për politika më të moderuara.

Abdul Qadir Qanat, klerik mysliman në kryeqytetin afgan, Kabul, është njëri prej figurave më të njohura që është ndaluar nga talibanët.

“Ata ia lidhën duart dhe e larguan me makinë, së bashku me djalin e tij të vogël”, ka thënë një mik i Qanatit, që ka kërkuar të mbetet anonim, sepse frikësohet nga ndëshkimi i talibanëve.

“Deri më tani ne nuk e dimë pse është ndaluar ai, apo çfarë akuzash rëndojnë kundër tij”, ka thënë miku i tij, që është gjithashtu klerik, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për të, sepse ai ka diabet”.

Qanat njihet për deklarime mbi bindjet e tij personale nëpër debate televizive dhe fjalime publike.

Qanat dhe miku i tij Sirajuddin Nabil, janë ndaluar pse në një tubim publik e kanë kritikuar regjimin e talibanëve. Në janar, Qanat dhe kleriku tjetër, Mahmood Hassan, janë arrestuar pasi e kanë kritikuar monopolin e talibanëve në pushtet. Bashir Ahmad Hanafi, dijetar mysliman që i ka mbështetur vazhdimisht talibanët në provincën jugore Helmand, është një tjetër figurë e njohur në mesin e atyre që janë ndaluar nga shërbimet e inteligjencës së talibanëve.

Miqtë e Hanafit kanë thënë se ai është ndaluar nga shërbimet e spiunimit pak pasi ai e ka kritikuar ndalesën e talibanëve në edukim të grave dhe vajzave afgane muajin e kaluar. Në raportimet e mediave sugjerohet se Hanafi është dënuar me tetë muaj burgim dhe i është ndaluar udhëtimi jashtë shtetit për dy vjet, për “nxitje të opinionit publik kundër sistemit politik aktual”.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar vazhdimisht një koment prej zëdhënësit të agjencisë së inteligjencës, Khalil Hamraz, mirëpo ai nuk është përgjigjur. Safia Arefi, aktiviste për të drejta të njeriut, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se talibanët nuk kanë treguar asnjë pikë tolerancë ndaj mospajtimeve apo kritikave.

“Trajtimi që ua bëjnë talibanët të akuzuarve nuk ka për bazë parimin e ligjit”, ka thënë ajo. “Ata as nuk i kanë informuar familjarët e të ndaluarve”.

Obaidullah Baheer, ish-hulumtues në Qendrën për Azi Qendrore të Shkollës së Londrës për Ekonomi, ka thënë se teokracitë, sikurse ajo e talibanëve, “shpesh e përziejnë vendimmarrjen me doktrinë fetare”, e cila lë pak hapësirë për mospajtime apo kritika.

Ai e përshkruan shtypjen e talibanëve ndaj dijetarëve fetarë si vetëmposhtje. “Është një goditje e shpejtë ndaj popullsisë lokale dhe figurave popullore”, ka thënë ai.

Për dallim prej regjimit brutal në vitet ’90, Qeveria aktuale e talibanëve e ka shtrirë gradualisht censurën. Ajo i ka shtypur disidenët duke shënjestruar segmente të ndryshme të shoqërisë afgane.

Në fillim regjimi ka pranuar kritika nga mediat afgane, protestat e grave, të pensionuarit dhe bujqit që janë goditur nga politikat e ashpra.

Talibanët kanë arritur t’i zhdukin mediat e pavarura afgane dhe kanë kufizuar qasjen e shtypit ndërkombëtar në këtë shtet. Ata kanë torturuar dhe ndaluar qindra aktivistë, akademikë dhe gazetarë, duke promovuar kulturë të vetëcensurës apo frikës.

“Ekziston një bindje që ka pasoja për kalim të linjave që nuk janë mira të përcaktuara”, ka thënë Baheer.

“Gjithçka që vetëm i ngjan kritikës, nuk tolerohet dhe më pas ndëshkohet”. REL

Ju sugjerojmë

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
Rajoni

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

30 Qershor, 2025 5:37 pm
Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
Bota

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

30 Qershor, 2025 5:20 pm
Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
Aktualitet

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

30 Qershor, 2025 5:13 pm
Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
Bota

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

30 Qershor, 2025 4:58 pm
“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti
Bota

“Më i fuqishëm i 40 viteve të fundit”, Napoli goditet nga tërmeti

30 Qershor, 2025 4:48 pm
Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët
Aktualitet

Pushimet në vend, zgjedhja e parë për shqiptarët

30 Qershor, 2025 4:42 pm
Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin
Bota

Izraeli synon marrëdhënie diplomatike me Sirinë dhe Libanin

30 Qershor, 2025 4:32 pm
Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë
Bota

Kinë/Partia Komuniste kalon 100 milionë anëtarë,1 në 14 persona janë pjesë e partisë

30 Qershor, 2025 4:30 pm
Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë
Life Style

Studimi i ri i OBSH: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

30 Qershor, 2025 4:27 pm
Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave
Bota

Sekretari Amerikan i Shtetit shpall politikë të re për kufizimin e vizave

30 Qershor, 2025 4:24 pm
Para
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

TE FUNDIT

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend

Kosovë/ Shoqëria civile thirrje partive politike të zhbllokojnë ngërçin në Kuvend
30 Qershor, 2025

Dhjetëra organizata të shoqërisë civile u kanë bërë thirrje partive parlamentare, në veçanti partisë fituese të zgjedhjeve, ta bëjnë Kuvendin...

Lexo më shumë

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa

Zjarret në Turqi/ Flakët përhapen me shpejtësi në Izmir, shkrumbohen pyje e banesa
30 Qershor, 2025

Për të dytën ditë me radhë zjarrfikësit po luftojnë me flakët në Izmir të Turqisë, të cilat po përhapen me...

Lexo më shumë

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil

Anna Vissi, koncert më 19 korrik në Arameras Sound, Ksamil
30 Qershor, 2025

Zëri ikonik, këngëtarja sa legjendare aq edhe moderne, e muzikës greke, Anna Vissi, që vazhdon të jetë on top në...

Lexo më shumë

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor

Irani akuzon IAEA dhe synon vazhdimin e programit bërthamor
30 Qershor, 2025

Rreth një javë pas bombardimit të impianteve të tij më të rëndësishme bërthamore, Irani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor. "Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com