Bota

“Shënjestër” e Putinit, kush është ish-komediani Zelensky, president i Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:03 - 27/02/22 |
Opi Nion

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky,  po dëshmon se është një udhëheqës i denjë lufte. Ai vazhdimisht mban të informuar popullin ukrainas përmes videove në rrjetet sociale.

Po kush është Volodymyr Zelensky?

Ai u zgjodh president i Ukrainës tre vjet më parë dhe nuk kishte përvojë në politikë.

BBC shkruan se momenti kyç i kthimit të tij në një figurë kombëtare erdhi në orët e para të së enjtes, pak orë përpara pushtimit të Rusisë.

Në një fjalim të matur të postuar në mediat sociale, duke folur pjesërisht në rusisht, ai tha se ishte përpjekur të telefononte Vladimir Putin për të shmangur një luftë dhe se nga ana tjetër kishte patur heshtje.

Të dy vendet nuk kishin nevojë për një luftë, “as një luftë të ftohtë, jo një luftë të nxehtë, jo një luftë hibride”, tha ai, i veshur me një kostum të errët ndërsa qëndronte përpara një harte të Ukrainës. Por ai shtoi se nëse ukrainasit do të sulmoheshin ata do të mbroheshin. “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona – jo shpinën, por fytyrat tona”.

Menjëherë pas kësaj filloi pushtimi, ndërsa në videon e radhës ai u shfaq, me uniformë ushtarake, duke pasqyruar luftën e vendit. Atë mbrëmje ai bëri edhe një tjetër fjalim, duke paralajmëruar udhëheqësit perëndimorë se nëse nuk ofrojnë ndihmë, atëherë nesër “lufta do të trokasë në dyert e tyre”.

BBC shkruan se Zelensky ka lindur në qytetin qendror të Kryvyi Rih, në Ukrainën lindore, në vitin 1978.

Ai u diplomua për Drejtësi në Universitetin Ekonomik Kombëtar të Kievit dhe më pas nisi karrierën e si aktor komik dhe krijoi kompaninë Kvartal 95, e cila prodhon filma, filma vizatimorë dhe shfaqje televizive.

Zelensky arriti  të bëhej një “yll televiziv” në Ukrainë, me serialin “Servant of the People” (Shërbëtori i popullit). Deri në mesin e viteve 2010, karriera e tij në TV dhe filma ishte fokusi i tij kryesor.

Por ishte pikërisht karriera e tij si aktor që i shërbeu si trampolinë në politikë. Partia e tij u quajt po njësoj si seriali ku ai interpretoi, “Shërbëtori i Popullit”.  Në prill të vitit 2019, komediani arriti të zgjidhej president i Ukrainës./Opinion.al

Pas