-Jetë dhe Stil

Shenjat më dominante në një lidhje sipas horoskopit


               Publikuar në : 19:41 - 21/08/19 |
xhu lia

Në dashuri nuk ka asnjëherë rregulla të prera sesi duhet të vendosësh në situate të ndryshme. Por sipas astrologëve bazuar në karakteriskat e shenjave disa prej tyre duket se janë më dominante se të tjerat në një lidhje.

Luani- Personat e lindur në shenjën e luanit  kanë gjithnjë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes, të marrin ata vendimet, t’u dëgjohet fjala deri në fund (mundësisht të mos ua kthesh fare), ndaj keq e keni po u lidhët me ta pasi janë ata dominantët.

Shigjetari – Personat e lindur në shenjën e shigjetarit kanë prioritet lirinë dhe nuk u pëlqen të jenë të nënshtruar. Për këtë arsye dashur pa dashur ata do të jenë partnerë dominantë në një marrëdhënie. Nuk ka shanse t’u kërkosh ku janë apo ku ishin, pasi jo vetëm që nuk denjojnë t’u përgjigjen, por as që duan të ndërhyni në zgjedhjet e kësaj natyre.

Bricjapi – Duke qenë se u pëlqen të udhëheqin jetën në mënyra të ndryshme, bricjapët kthehen edhe në partnerë dominantë. Bricjapët njihen si njerëz të displinuar dhe asgjë tjetër nuk i irriton më shumë se sa kur punët nuk bëhen ashtu siç duan./Opinion.al

 

Pas